Blind Taste| Java 5| Puntata 3, Receta gjel konfi

2016-05-18 1

Gjel konfi
Filetojmë pjesërisht kofshat më pas i lidhim me spango. Pastrojmë dhe presim qepët (2 kokrra hollë) pastrojmë gjithashtu dhe presim hollë 4 thelbinj hudhër. (Koha 7 min)
Kaverdisim dhe shuajmë me konjak kofshat. Kaverdisim në një tigan me vaj ulliri qepën dhe hudhrat. Kaverdisim në një tigan pinolit.
Vendosim kofshat në tenxhere dhe i shuajmë me birrë. Presim në kubikë të vegjël 2 karrota, 1 degë selinoje. Presim imët një rozmarinë. Shtojmë nga një lugë mjaltë në secilën tenxhere, grijmë në rende dhe vendosim në secilën tenxhere nga një gjysmë luge ginger.
Pastrojmë mollët (2 kokrra), pastrojmë patatet 2 kokrra. I presim në kubikë dhe i vendosim në tenxhere. I ziejmë me 1 liter qumësht, gjysmë litri ujë, kripë dhe piper. Pas zierjes kullohet dhe vendoset në një enë duke shtuar 6 lugë vaj, 4 lugë grana të grirë, 4 lugë nga qumështi që u zie më parë. I shtypim me tel deri sa të përftojmë puren.
Presim nenexhikun, (5-6 gjethe) për puren. Heqim spangon nga kofsha, dhe përgatisim pjatën. Vendosim në njërën anë të pjatës puren dhe në anën tjetër kofshën.

Free Traffic Exchange